Një sherr mes adoleshentësh që ka degjeneruar në përdorimin e thikave është shënuar këtë të enjte në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se një 14-vjeçar ka goditur me thikë në shpinë bashkëmoshatarin e tij.

“Mollë sherri” për këtë ngjarje ka qenë një vajzë.

Autori është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat, ndërsa i lënduari ndodhet në spital për ndihmë mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën.