Tre burra u kapën në një fabrikë kanabisi me vlerë 1 milion paund gjatë një bastisjeje.

Ruzhdi Bulku, 37 vjeç, Mario Hasmuca, 28 vjeç dhe Adelajd Osmanaj, 26 vjeç, ranë në grackë jashtë një ndërtese në Stevenson, North Ayrshire, më 15 dhjetor 2023.

Treshja u largua nga ambientet e McGowan House kur oficerët e policisë vendosën kamerat e jashtme të lëvizjes.

Policia gjeti gjithsej 138.84 kilogramë kanabis si dhe 850 bimë të tjera më të vogla në disa dhoma.

Katër shqiptarë të tjerë u deklaruan fajtorë për përfshirje në kultivimin e 695,000 £ dhe do të dënohen më vonë këtë muaj.

Bulku, Hasmuka dhe Osmanaj ndërkohë pranuan sot në Gjykatën e Lartë në Glasgow se prodhonin kanabis.

Policia po hetonte për një çështje që nuk kishte lidhje me kanabisin, por vendosi kamerat lëvizëse në muret e jashtme, pasi pati denoncime lidhur me erën e fortë të bimëve.

Oficerët hynë në ambientet e ndërtesës dhe gjetën një kultivim kanabisi në shkallë të gjerë si dhe rroba dhe dyshekë brenda.

Një kërkim në shkallë të gjerë u zhvillua me ndihmën e njësisë së mbështetjes ajrore të policisë.

Osmanaj u gjurmua dhe u gjet i fshehur në një shkurre pranë ndërtesës, ndërsa një iPhone i zi ishte dëmtuar dhe nuk mund të analizoheshin të dhënat.

Bulku iu afrua dy oficerëve duke ngritur duart lart dhe u arrestua. Hasmuca gjithashtu u gjurmua dhe u kap jashtë ndërtesës.

Një total prej 510,000 £ kanabis nga 850 bimë të vogla u gjetën në një zonë kultivimi në katin e parë. Në disa dhoma të tjera u gjetën 45 thasë të mëdhenj me kanabis që peshonin 130,82 kilogramë në total 497,116 £.

Gjithashtu u gjetën 5 çanta të tjera të mëdha me peshë 8.02 kilogramë, me vlerë 30,476 £.