Veliera turistike “Talitha” është ndalur mëngjesin e së enjtes në Autoritetin Portual Durrës për shërbime portuale.
Me një dizanj klasik, vepër e kompanisë “Bannernburg & Rowell”, jahti turistik me gjatësi prej 80m, u ndal dje për herë të parë në Durrës.
Vendi ynë tashmë ofron komoditetin dhe sigurinë për ndalesa turistike apo shërbime në funksion të mjeteve detare, ndërsa ndërtimi i Marinës Turistike do ta kthejë Durrësin në destinacionin kryesor turistik detar.
Porti i Durrësit edhe gjatë këtij sezoni turistik ka qenë ndalesa e një numri të lartë mjetesh turistike. Gjatë periudhës janar-korrik 230 mjete turistike detare janë ndalur në Autoritetin Portual Durrës.