Papa Francesku është shfaqur i pakënaqur me të dy kandidatët për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë arsye ka lëshuar kritika ndaj tyre.

Kreu i Kishës Katolike kritikoi planin e ish-presidentit Trump për të dëbuar emigrantët, teksa nuk la pa dhënë një mesazh dhe për qëndrimin e Kamala Harris në lidhje me të drejtat e abortit.

“Qytetari duhet të zgjedhë të keqen më të vogël nga dy të këqijat. Kush është më e vogla nga dy të këqijat? Ajo zonjë apo ai zotëri? Nuk e di”, tha Papa Françesku gjatë një konference për shtyp, duke iu referuar Harris dhe Trump.
Papa Françesku, i cili ka qenë më i zëshëm për politikën se paraardhësit e tij dhe ka “lëvizur gurët” për ta bërë Kishën Katolike më të hapur, teksa ka theksuar gjatë viteve se çështja e abortit nuk mund të izolohet nga shqetësimet e tjera të të drejtave të njeriut, si emigracioni.

“Të largosh emigrantët, t’i lësh ku të duash, t’i lësh… është diçka e tmerrshme, ka të keqe atje. Të largosh një fëmijë nga barku i nënës është një atentat, sepse ka jetë. Duhet të flasim qartë për këto gjëra”, tha ai.