Përmbytje të mëdha kanë goditur Mianmar pas tajfunit Yagi, ku më shumë se 230.000 njerëz të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas zyrtarëve.
Junta qeverisëse e vendit ka kërkuar ndihmë të huaj, raportojnë mediat shtetërore. Kryeqyteti Naypyidaw është ndër zonat më të goditura.
Përmbytjet kanë vrarë të paktën 33 persona, thotë ushtria e vendit. E përditshmja shtetërore New Light of Myanmar thotë se disa kampe të përkohshme ndihmash janë ngritur për viktimat e mbetura të pastrehë.
Stuhia më e fuqishme e Azisë këtë vit, tajfuni Yagi, tashmë ka përfshirë Vietnamin, ishullin kinez Hainan dhe Filipinet.
Shefi i Junta-s, Gjenerali Min Aung Hlaing dhe zyrtarë të tjerë kanë vizituar zonat me përmbytje të mëdha. Numri i të vdekurve është shumë më i lartë, ku raportohet se 160 njerëz humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.
“Nuk ka mjaft varka për të na shpëtuar,” tha punonjësi i shpëtimit.
Shkencëtarët thonë se tajfunet dhe uraganet po bëhen më të fortë dhe më të shpeshtë me ndryshimet klimatike. Ujërat më të ngrohta të oqeanit do të thotë që stuhitë marrin më shumë energji, gjë që çon në shpejtësi më të larta të erës.