Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë.

Mbrëmjen e djeshme artisja ka publikuar foto dhe video në rrjetin e saj social Instagram, duke ndarë lajmin e bukur se ka zhvilluar ceremoninë e celebrimit me partnerin e saj Kreshnik Gjergji.

Një foto, Dafina shfaqet me një fustan të bardhë të shkurtër me detaje trëndafilash, me kapele me lule në kokë, ndërsa në një video tjetër bën gëzuar me partnerin dhe të ftuarit, duke mbajtur një dorë një certefikatë.

Në një foto tjetër duken dy duart e çiftit me unazë në gisht, lulet e nuses, një gotë verë, ndërsa në thoin e Dafinës është shkruar “Mrs”.

Më herët dje, ajo ka ndarë një foto në InstaStory, duke shkruar “Një ditë shumë speciale sot”. Bëhet e ditur se eventi privat, me familjarët dhe miqtë e tyre më të afërt është zhvilluar në Prishtinë.

Më 14 prill të këtij viti, Dafina mori një propozim shumë romantik për martesë. Ajo i tha “po” Kreshnikut, në një ambient me petale të bardha e qirinj.

Në disa foto të postuara, ylli ka zbuluar unazën mbresëlënëse që tërhoqi shumë vëmendje. Çifti janë në një lidhje prej më shumë se një viti.

Dyshja morën vëmendje edhe për ditëlindjen e Kreshnikut, pasi Dafina zgjodhi ta surprizojë me një makinë lukzoze. Ka qenë vetë këngëtarja që ka ndarë në Instagram foto nga dhurata që ka zgjedhur për partnerin e saj, një Ferrari të zi.