Ish-banori i BBV Albania, Meriton Mjekiqi, ka reguar lidhur me lajmet që bën xhiron e rrjetit ditën e sotme, ku thuhej se ai kishte pësuar një aksident të rëndë me makinë, teksa udhëtonte nga Tirana në drejtim të Kosovës.

Përmes një reagimi të rrjetet sociale, moderatori është shprehur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se sipas tij, nuk ka pasur asnjë aksident.

“Unë jam shumë mirë, për fat të mirë s’kam pasur asnjë lloj aksidenti. Mos u shqetësoni sepse shëndeti im është shumë mirë. Ju kërkoj shumë ndjesë që jeni shqetësuar edhe faleminderit që jeni interesuar”, është shprehur ai.

Reagimi i Meritonit

 Përshëndetje familjarë, miq e dashamirës! Unë jam shumë mirë, për fat të mirë s’kam pasur asnjë lloj aksidenti. Mos u shqetësoni sepse shëndeti im është shumë mirë. Ju kërkoj shumë ndjesë që jeni shqetësuar edhe faleminderit që jeni interesuar. Portalet duhet të jenë më të kujdesshme, sidomos te pjesa kur shkruajnë diçka të tillë, sepse shqetësojnë familjen dhe njerëzit dashamirës që janë pjesë e jotja. Portaleve, edhe pse kanë të drejtë padinë për një shpifje të tillë, për momentin nuk do merrem me diçka të tillë. Por më e rëndësishmja ishte që sot të dal dhe t’iu tregoj që jam shumë mirë. Sot dola me një ditë tjetër, si çdo ditë që e kam me shumë punë, duke u bërë gati dhe emisionin në sezonin e ri që do të jem në një prej TV më të mëdha në Shqipëri. Kështu që prej meje Meritonit, mirupafshim! Uroj që të jeni më profesional dhe të keni kujdes në mënyrën se si e transmetoni lajmin te publiku. Ju dua shumë! Faleminderit shumë për interesimin dhe gjithçka!