Të relaksohesh dhe të shikosh televizor mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për t’u çlodhur, por ndërrimi i aktivitetit fizik me kohën përpara televizorit mund të ndikojë në mënyrën se si plakemi. Ky është përfundimi kryesor nga një studim i ri që ka gjetur një lidhje midis kohës që kalojmë para televizorit dhe plakjes.
Për këtë studim, i cili u publikua në JAMA Network Open, studiuesit analizuan të dhëna mbi shëndetin dhe stilin e jetesës për më shumë se 45,000 njerëz mbi 50 vjeç në vitin 1992 dhe i ndoqën ata për 20 vjet. Studiuesit u përqëndruan veçanërisht në sa kohë kalonin njerëzit ulur në punë dhe në shtëpi, përfshirë shikimin e televizorit, dhe sa gjatë qëndronin ose ecnin në shtëpi dhe në punë. Këto të dhëna u krahasuan më pas me informacionin mbi se si kishte ndikuar kjo në plakjen e tyre.

Kërkuesit e përkufizuan plakjen e shëndetshme të paktën deri në 70 vjeç sipas katër kategorive, mungesën e sëmundjeve kronike të rëndësishme, problemet me kujtesën, shëndetin fizik dhe atë mendor.

Për çdo dy orë që kalonin duke parë televizor, pjesëmarrësit e studimit kishin një rënie prej 12% në mundësitë për t’u plakur në mënyrë të shëndetshme. Megjithatë, studimi zbuloi gjithashtu se dy orë të tjera aktivitet fizik i lehtë rriti shanset për plakje të shëndetshme me 6%. Njerëzit që ndërruan një orë të kohës që kalonin duke parë televizor me aktivitet fizik të lehtë gjithashtu kishin më shumë mundësi të plaken në një mënyrë të shëndetshme.

Pse ndodh kjo dhe çfarë mund të bëni për të shmangur këtë efekt?

E gjitha ka të bëjë me një mënyrë jetese sedentare. Shumica e njerëzve qëndrojnë ulur kur shikojnë televizor, dhe ky studim u përqendrua pikërisht në këtë zakon. Të qenit ulur është lidhur vazhdimisht me nivele më të ulëta të shëndetit dhe madje edhe me vdekjen e parakohshme.

Një studim i publikuar në vitin 2017 mati kohën e sedentarisë me një accelerometër në ije dhe zbuloi se njerëzit që kalonin më shumë kohë të ulur kishin rrezikun më të madh për të vdekur m herët nga çdo shkak. Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) gjithashtu ka paralajmëruar se edhe njerëzit që ushtrohen rregullisht mund të jenë në rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru nëse kalojnë shumë kohë ulur.

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), të rriturit amerikanë kalojnë mesatarisht nga gjashtë në tetë orë në ditë ulur.

Prgjithësisht njerëzit që kalojnë më shumë kohë duke parë televizor gjithashtu kanë tendencë të ndjekin zakone të tjera jo të shëndetshme, si modele të papërshtatshme të të ngrënit, rritjen e konsumit të kalorive dhe gjëra të tjera që janë të lidhura me rritjen e rrezikut për sëmundje.

Të qëndruarit ulur për periudha të gjata kohe gjithashtu rrit rrezikun për zhvillimin e mpiksjeve të gjakut, thotë Barbara Bawer, M.D., mjeke e mjekësisë familjare në Qendrën Mjekësore Wexner të Universitetit të Shtetit të Ohio.

Nuk është vetëm çështja e të qënit ulur—është edhe çfarë bëni ndërsa jeni ulur, thotë Balantekin. “Ka prova që tregojnë se njerëzit hanë më shumë gjatë kohës që shikojnë televizor dhe përdorin ekrane, pasi nuk janë në gjendje të ndjekin me kujdes sinjalet e urisë dhe ngopjes,” thotë ajo.

“Njerëzit gjithashtu shohin reklama për ushqime dhe pije me energji të lartë ndërsa shikojnë televizor, që mund të ndikojnë në sjelljen e tyre të blerjes.”

Konsumimi i rregullt i këtyre ushqimeve rrit ndjeshëm shanset për zhvillimin e kushteve serioze shëndetësore si diabeti i tipit 2, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës, që gjithashtu mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për t’u plakuar në një mënyrë të shëndetshme.

Si të jeni më aktiv gjatë ditës

Nëse keni një punë në zyrë, duhet të bëni pushime të herëpashershme. Kjo mund të përfshijë jumping jacks, ushtrime me rezistencë, ose thjesht lëvizje në vend.

Dr. Kaiser thotë se nuk është e nevojshme të ndaloni së shikuari televizor, por mund të jeni më aktivë gjatë këtij aktiviteti.

“Ngrihuni dhe ecni gjatë pushimeve të reklamave,” thotë ai. Ju gjithashtu mund të jeni më aktivë gjatë shikimit, thotë Kimberly Prado, D.N.P., profesore klinike në Shkollën e Infermierisë në Universitetin Rutgers. Kjo mund të nënkuptojë kryerjen e ushtrimeve fizike nëse i keni pajisjet në shtëpi.

Dr. Bawer gjithashtu ofron këtë këshillë: “Nëse doni të shikoni televizor, përpiquni të mos hani gjatë shikimit të TV. Por nëse e ndjeni të nevojshme të hani përgatitni ushqimin përpara.