Personi që shihni në foton e mësipërme është 20-vjeçari, Erdi Lika i arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Tempulli 4”.
Prangosja e tij u krye më 10 Shtator, sapo i riu mori në dorëzim drogën sintetike të llojit LCD, e cila i mbërriti nga Serbia përmes shërbimit postar.
Hetime e sektorit të antidrogës në Policinë e Tiranës, zbuluan se 20-vjeçari, Lika e blinte drogën sintetike në website online.
Nga verifikimet ka rezultuar se i riu çdo 10 ditë blinte rreth 300 doza, të cilat më pas i shiste në kryeqytet kundrejt vlerës prej 3000 mijë lekë dozën.
“Ali Demi” dhe “Blloku| ishin zonat ku shitej më së shumti kjo lloj droge. Tregtimi i saj bëhej kryesisht në lokalet e natës.
Blerësit e saj ishin në pjesën më të madhe individë me të cilët kishte njohje 20-vjeçari, të cilëve u merrte porosinë përmes Instagrami.
Ndërkohë për klientët e panjohur, Erdi Lika pasi u merrte porosinë e dozave ua dërgonte atyre përmes motorave të shërbimit delivery për të mos rënë në kontakt me individë të cilët mund ta dekonspironin.
Në kuadër të operacionit “Tempulli 4”, krahas 20-vjeçarit, në pranga u vunë dhe 24 persona ndërsa vijojnë në kërkim 3 të tjerë.