4 persona kanë rënë në prangat e Policisë në Korçë për vepra të ndryshme penale, si përndjekje dhe dhunë në familje.
Po ashtu, sipas njoftimit të Policisë, janë proceduar penalisht disa persona të tjerë.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shetasin J. L., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi prej disa ditësh përndiqte të dashurën e tij.
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin L. Dh., 31 vjeç, banues në Korçë, dhe referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi: Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që kishte në përdorim 31-vjeçari, në fshatin Pirg, Maliq, në telefonat e këtyre shtetasve u gjetën faqe që shërbenin për vendosje të basteve sportive.
Telefonat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po nga ky Komisariat u arrestua në flagrancë shtetasi E. E., 29 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin K. M., 42 vjeç, banues në fshatin Sinicë, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një 29-vjeçar.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. S., 76 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin “Korçë-Devoll”, në fshatin Neviçisht, ka përplasur me automjet një 59-vjeçar, i cili po lëvizte me biçiklete, duke e dëmtuar lehtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Jutidiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.