Për një periudhë të gjatë kohe, artisti i njohur Ardian Bujupi ka zgjedhur që të mbajë të fshehta shumë detaje të jetës së tij private, përfshirë faktin se është i martuar.

Mesa duket kjo gjë ka ndryshuar pasi këngëtari shqiptar ka vendosur të zbulojë më në fund identitetin e bashkëshortes së tij Fjolla, e cila ishte një mister për publikun.

Në një postim të fundit në rrjetin e tij social Instagram në InstaStory, Ardian Bujupi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të bashkëshortes së tij, duke e bërë atë të njohur për herë të parë.

Fjolla shfaqej në foto duke parë menunë e restorantit ku ata kishin zgjedhur.

Ky postim ka shkaktuar shumë reagime pozitive nga fansat e këngëtarit, të cilët kanë shprehur përgëzime dhe komplimente për çiftin.