Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, ku një mjet ka përplasur motorin me drejtues një 40-vjeçar.
“Më datë 23.06.2021, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen G. G., ka përplasur motomjetin me drejtues H. P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.





