16 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve Izraelite në Gaza.
Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët palestinezë, të cilët njoftojnë se mes viktimave janë pesë gra dhe katër fëmijë.
Autoritet raportojnë se 10 persona humbën jetën nga një sulm ajror mbi një shtëpi në kampin e ndërtuar të refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore. Ndërkohë 13 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Një tjetër sulm në një shtëpi në qytetin e Gazës vrau gjashtë persona të tjerë, përfshirë një grua dhe dy fëmijë, sipas Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi.
Izraeli thotë se shënjestër e sulmeve janë vetëm militantët dhe akuzon Hamasin dhe grupet e tjera të armatosura se rrezikojnë civilët duke vepruar në zona të banuara.