Një seri shkëmbimesh zjarri midis fiseve rivale për një minierë ari ka lënë të paktën 30 të vrarë në Papua Guinenë e Re.
Trazirat ndodhën në pranë minierës së arit “Porfera”, që kur anëtarët e klanit Sakar u vendosën në tokat në pronësi të rivalëve të tyre Piande, gjatë muajit Gusht.
Ndërkaq forcat e sigurisë u janë dhënë kompetencat emergjente për të ndaluar luftimet dukë përfshirë përdorimin e mjeteve të rënda ose të cilësuara ndryshe “forcës vdekjeprurëse”.
Sipas autoriteteve lokale është bërë e ditur se më shumë se 300 të shtëna u qëlluan nga anëtarët e dy fiseve, teksa bisedimet për të arritur një paqe kishin dështuar.
“Kjo situatë e përkeqësuar është shkaktuar nga minatorët dhe kolonët e paligjshëm që po përdorim dhunën për të terrorizuar komunitete lokale dhe për të viktimizuar pronarët tradicionalë të tokave. Thënë thjesht nëse ngrini një armë në një vend publik ose për të kërcënuar një person tjetër, do të qëlloheni nga forcat e sigurisë,” ka bërë të ditur për BBC tha shefi i policisë në Papua Guinenë e Re.
Sipas raporteve nga mediat lokale miniera e arit, e dyta më e madhe në Papua Guinenë e Re u detyrua që të ndalonte punimet, derisa sulmet të intensifikoheshin.
Konfliktet fisnore janë një dukuri e shpeshtë në Papua Guinenë së Re, por një fluks i armëve automatike ka nxitur dhunën periudhën e fundit.