Moderatorja Ori Nebijaj së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes duke qenë se ishte kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, e përfshirë në listat e PD-së. Por kohët e fundit, vëmendjen e mori tjetër gjë tek Ori, pasi mediat online filluan të shkruanin se ajo është në pritje të ëmbël.

Dyshimet nisën pasi Ori u shfaq me bark më të fryrë se zakonisht në disa foto dhe kjo mjaftoi që të gjithë të mendonin se ajo ishte në pritje të ëmbël.

Mirëpo, sot në emisionin “Wake Up”, moderatorja ju është përgjigjur këtyre aludimeve dhe ka treguar se si është e vërteta.

“Më kishin gjetur foto vetëm me të gjera të dukej sikur ka diçka aty. A mendon se duhet të çohem në këmbë?”, i tha Ori duke qeshur Islit dhe më pas në sfond u vendos një e qarë bebesh.