Një 22-vjeçare akuzohet nga prokuroria e Parmës për vrasje të foshnjës së porsalindur dhe fshehje të kufomës në një fushë pranë shtëpisë së saj. Gjithashtu sipas hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar, 9 gusht.
Disa ditë më parë, autoritetet italiane gjetën në të njëjtën fushë eshtrat e një foshnje tjetër, e cila sipas hetimeve të deritanishme duhet të jetë varrosur në këtë vend rreth një vit më parë. Vajza studente në Fakultetin e Drejtësisë në Parma deri më tani ka pranuar përgjegjësinë vetëm për vrasjen e parë.
Babai i foshnjës dhe i dashuri saj thuhet se nuk ka qenë në dijeni që partnerja e tij ishte shtatzënë dhe ndaj dhe nuk do të hetohet. Sipas prokurorëve, gruaja lindi vetë, pa asnjë ndihmë nga një mjek apo infermiere dhe askush nuk e dinte se ajo ishte shtatzënë. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.