Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e thirrur ditën e sotme ka certifikuar zgjedhjet e 25 prillit .

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka lexuar mandatet që ka marrë çdo forcë politike në të 12 qarqet e vendit.

Partia Socialiste ka marrë nga zgjedhjet 74 mandate deputetësh Partia Demokratike 59, Lëvizja Lëvizje për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate 3.

“Vlerësojmë që pretendimi i PD në lidhje me përcaktimin e përkatësisë politike të kandidatëve fitues të rastit, kur këto parti politike janë pjesë të një koalicioni qëndron dhe do e reflektojmë në zgjedhjen e projektaktit.

Në rastet kur kandidatet fitues janë pjesë e listës shumëemërore të një koalicioni, do të jetë e përcaktuar dhe partia politike ku i përket ai fitues. Në lidhje me numrin e mandateve të cilat iu shpërndan çdo subjekti zgjedhor për çdo qark.

Meqenëse nuk kemi diskutime të tjera, me lidhje me numrin e mandateve që përfiton një subjekt zgjedhor në çdo qark, atëherë i miratojmë sipas projekt vendimeve të paraqitura dhe konkretisht fillojmë me qarkun e Gjirokastrës. Shpërndarja e mandateve, është si më poshtë, PS 3, PD, 1.

Në Qarkun e Dibrës shpërndarja e mandateve është, PD 3, PS, 2 mandate.

Në Qarkun Durrës, shpërndarja e mandateve është: PS 8, PD 6 mandate.

Qarku Tiranë, PS 18 mandate, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1.

Qarku Shkodër PD 5, PS 3, PSD 2, LSI 1. 

Qarku Berat, PS 5, PD 2.

Qarku Kukës, PD 2, PS 1 mandat. 

Qarku Korçë, PS 6 mandate dhe PD 5. 

Qarku Lezhë, PD 4 mandate PS 3 mandate. 

Qarku Vlorë PS 8 mandate, PD 4 mandate.

Qarku Elbasan, PS 8 mandate, PD 6 mandate.

Qarku Fier, PS 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat.

Këto ishin vendimet në lidhje me numrin e mandateve për çdo qark.

Kundër këtyre vendimeve bëhet ankesa në KAS brenda 3 ditësh e ky vendim hy në fuqi menjëherë në fletoren zyrtare”, tha Celibashi.