Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Bustle”, këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka treguar se çfarë synon në të ardhmen.
E pyetur se ku e sheh veten pas 16 vitesh Bebe ka zbuluar se dëshiron shumë që së të marrë një master për Psikologji për të ndihmuar të gjithë njerëzit veçanërisht artistët.
“16 vite nga tani? Wow. Epo, unë dua të marr masterin në psikologji. Do të doja të ndihmoja artistë të tjerë në industrinë e muzikës dhe njerëzit në përgjithësi si terapiste. Sepse kam kaluar shumë duke qenë në sy të publikut dhe duke qenë në industri. Do të doja të ndihmoja artistët, aktorët dhe aktoret, ose njerëzit e rinj që mund të kenë nevojë për të. T’ju tregoj atyre çfarë kam mësuar”, është shprehur Bebe.





