Sot mbahet Konferenca e 27-të e Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut, ku të pranishëm janë presidenti Bajram Begaj dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Gjatë fjalës së tij, ministri Vengu është shprehur se Shqipëria do të vijojë të jetë avokate e palëkundur e bashkëpunimit rajonal.
Më tej, Vengu ka shtuar se po përgatisin dislokimin e një ekipi trajnues në disa vende në misionin e NATO-s në Irak në Nëntor të këtij viti. Ministri Vengu gjithashtu ka nënvizuar nevojën që Kosova të jetë në tavolinën e kësaj konference.
Pirro Vengu: Shqipëria do të vijojë të jetë një avokate e palëkundër e bashkunimit rajonal dhe një mori iniciativash rajonale, si Karta e Adriatikut qëndrojnë në thelb të veprimtarisë tonë të bashkëpunimit ushtarak dhe civil.
Ne po përgatisim dislokimin e një ekipi trajnues në disa vende në misionin e NATO-s në Irak në Nëntor të këtij viti. Në kuadër të bashkëpunimit për zhvillimin në fushën e mbrojtjes, institucioneve të sigurisë së Irakut, karta do të qëndrojë besnike e parimeve themelore të saj, përfshirë politikën e dyerve të hapura. I bashkangjitem zërave të kolegëve për të nënvizuar nevojën që Kosova duhet të jetë në këtë tavolinë, e ka vendin në këtë tavolinë.
Do të doja të nënvizoja rëndësinë e angazhimit me partnerët dhe me aleatët tanë. E domosdoshme që të punojmë së bashku. NATO dhe BE qëndrojnë si forca të pakrahasueshme. Vigjilenca e SHBA është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme. Kjo konferencë pohim i partneritetit tonë për të qëndruar bashkë.