Ditën e sotme në orën 10:00 ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese, për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjeve lokale të 2019 ku PD dhe LSI i bojkotuan këto zgjedhje, pasi disa muaj më parë kishin djegur mandatet dhe braktisën parlamentin.
Socialistët u futën në zgjedhje bashkë me disa parti të vogla.
Ndërkohë, Shoqata e Bashkive e drejtuar nga Voltana Ademi ka bërë padi dhe kërkon që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme.
Kryetarja e Shoqatës së Bashkive kërkon verifikimin e kushtetueshmërisë së veprimtarisë së Partisë Bindja Demokratike, në lidhje me regjistrimin e saj në Gjykatë për zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.
Partia e Patozit u regjistrua si parti vetëm pak ditë para zgjedhjeve dhe pati kandidatët e saj në garë.
Në seancën që po zhvillohet janë pjesëmarrës përfaqësues të qeverisë, të bashkive dhe këshilltari i Presidentit.





