Një turiste gjermane vdiq kur u sulmua nga një peshkaqen të hënën, rreth 500 kilometra larg arkipelagut të Ishujve Kanarie, thanë për AFP shërbimet detare të kërkimit dhe shpëtimit të Spanjës (SASEMAR).
30-vjeçarja, e cila po udhëtonte me një katamaran, u sulmua nga një peshkaqen teksa po notonte të hënën pasdite, 278 milje në jugperëndim të ishullit Gran Canaria.
Shërbimet spanjolle të urgjencës u alarmuan për nevojën e një “evakuimi mjekësor” dhe pas konsultimit me autoritetet marokene, që dërguan një helikopter në zonën detare ku ndodhej anija britanike e kënaqësisë “Dalliance Chichester
Pak orë më vonë, turistja 30-vjeçare hipi në helikopter dhe vdiq nga arresti kardiak ndërsa po transportohej në një spital të Las Palmas.
Sulmet e peshkaqenëve janë shumë të rralla në këtë zonë. Vitin e kaluar pati 69 sulme peshkaqenësh në mbarë botën që vranë dhjetë njerëz, katër vdekje u regjistruan në Australi, dy në SHBA dhe nga një në Bahamas, Egjipt, Meksikë dhe Francë (në Kaledoninë e Re).