Eksploruesja e ishujve grekë “Panorama” ka zgjedhur bregdetin shqiptar për t’u ndalur këtë mëngjes.
Veliera turistike ka sjellë 40 turistë amerikanë të cilët janë duke shijuar turin e tyre në Mesdhe, ku pjesë e ndalesave është bërë dhe Durrësi.
“Panorama” ofron pamje mahnitëse, përbërë nga tri direkë, gjatësi prej 54 m dhe renditet ndër më të mëdhenjtë në llojin e vet, lundron nën flamurin grek dhe është një eksploruese e sprovuar, e cila ka përshkuar nga Oqeani Altantik deri në Detin e Zi.
Pas vizitës ditore në vendin tonë veliera luksoze do vijojë itinerarin drejt ishullit të Korfuzit.