Shkon në 23 numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia Boris në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Republika Çeke, një nga vendet më të prekura nga përmbytjet, njofton për një viktimë të katërt në vend.
Që nga java e kaluar, erërat e forta dhe shirat e dendur kanë goditur shtetet si Austria, Polonia dhe Rumania.
Në Çeki, tetë persona rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve.
Ndërkohë pritet që edhe Italia të goditet nga stuhia Boris, me rajonin Emilia-Romagna që po përgatitet për efektet e 100-150 mm shi.