Teksa këtë vit fitoi mandatin e tretë qeverisës, kryeministri Edi Rama është rikthyer pas në kohë për të kujtuar fitoren e socialistëve në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

Ndërsa poston në Instagram një foto të tijën, kreu i qeverisë shkruan se si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre PS-së.

“Si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë

#ShqipëriaEArdhmjaJonë.”