Dy të mitur janë proceduar penalisht ditën e sotme në Pogradec. Bëhet me dije se të miturit të moshave 13 dhe 14 vjeç kanë kanosur me thikë një bashkëmoshatar për t’i marrë një shumë parash. Ndërkohë një 38-vjeçar është proceduar i lirë pasi goditi me sende të forta dy persona, për motive të dobëta.
“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për 2 shtetas të mitur, të moshave 13 vjeç dhe 14 vjeç, pasi kanë kanosur më mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tyre, për t’i marrë një shumë të vogël parash.“