Dy 15-vjeçarë janë konfliktuar brenda ambienteve të një shkolle private në kryeqytet, ku si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 18 shtator, ku i mituri dyshohet se gjatë konfliktit ka goditur bashkëmoshatarin e tij me mjet prerës.
Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, 15- vjeçari së bashku me prindërit ka denoncuar në polici të riun.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë në ngarkim të një të mituri 15 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.