Jo ‘Bonnie dhe Clyde’ por ‘Romeo dhe Zhuliet’, siç ia vuri nofkën policia e Los Anxhelosit një çifti të dashuruar, që grabiste dyqanet e kanabisit, duke përdorur pistoleta dhe pushkë. 

Jesus Mendoza, 24 vjeç dhe Gabriella Tovar, 29 vjeç, përfunduan në gjykatë me 14 akuza, duke përfshirë rrëmbim, grabitje, sulm me armë automatike dhe të shtëna. Ata rrezikojnë me burgim të përjetshëm.

Përveçse bënin selfie dhe shkonin në kinema, çifti vidhte edhe dyqanet e kanabisit. Bëmat e tyre kriminale u ndërprenë vetëm kur Mendoza, i ndjekur nga policia, përplasi BMW-në e tij.

Nga kamerat e vëzhgimit të një prej dyqaneve të shënjestruar nga çifti, të publikuara nga Los Angeles Times, shihen tre persona me kapuç duke qëlluar me pushkë dhe pistoleta në drejtim të derës dhe dritares së dyqanit për të tentuar të hyjnë. Por plani shkon keq dhe ata kthehen pas.

Para gjyqtarit ‘Romeo dhe Zhuljeta’, kjo është etiketa që detektivët e policisë së Los Anxhelosit vendosën në dosjen e dorëzuar te prokurorët, u deklaruan të pafajshëm. Mbrojtja po përpiqet mbi të gjitha të zbardhë akuzën e rrëmbimit, atë që do t’i kushtonte një dënim të përjetshëm.