Në Këshillin e Punëve të Përgjithshme, Bullgaria ka këmbëngulur sërish për bllokimin e fillimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Mediat maqedonase kanë raportuar se përfaqësuesit bullgarë nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga vendimi që kanë marrë prej kohësh.

Përfaqësuesi bullgar në takim, ka thënë se “BE nuk e kupton thellësinë e problemit midis Shkupit dhe Sofjes”, se “kjo mosmarrëveshje është një çështje evropiane” dhe se “Bullgaria është në një situatë specifike për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në korrik”, shkruan Alsat.

Të gjitha vendet e tjera përveç Bullgarisë janë pro çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut, madje nuk ka asnjë kundër Shqipërisë, por kjo e fundit mund ta pësojë nga ngërçi që kanë Bullgaria me Maqedoninë e Veriut.