Të paktën 51 punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e një rrjedhje gazi në një minierë qymyri në Iran.
Po ashtu kanë mbetur të plagosur edhe 20 punëtorë të tjerë pas shpërthimit në provincën e Khorasanit të Jugut. Shpërthimi ndodhi në orën 21:00 (me orën lokale) të shtunën.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian, i cili shprehu ngushëllime për familjet e viktimave. “Çështja po ndiqet me seriozitet”, tha Pezeshkian në një prononcim për mediat.
Miniera e Tabas mbulon një sipërfaqe prej më shumë se 30,000 kilometra katrorë dhe mban rezerva masive të koksit dhe qymyrit termik. Ajo konsiderohet si zona më e pasur dhe më e madhe e qymyrit në Iran.