Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë ndarë sërish, pasi tetorin e e vitit të kaluar vendosën ti jepnin njëri-tjetrit një tjetër mundësi.

Ky lajm vjen pas raportimeve se basketbollisti i njohur u pa duke hyrë në një dhomë gjumi me tre vajza në Los Angeles më 17 qershor gjatë një eventi të organizuar nga Drake, që është mbajtur në një rezidencë.

“Tristan ishte me Drake, Diddy dhe Chris Brown në pjesën më të madhe të mbrëmjes. Ai u pa duke dalë me vajza të ndryshme dhe më pas shkoi në një dhomë private me tre vajza. Ai dukej në humor dhe donte të festonte. Ai po pinte dhe po festonte deri në orët e para të mëngjesit”, është shprehur një burim për “E! News”.

Një burim i dytë tha se Tristan po ju thoshte të gjithë të pranishmëve në party se është single. Ndërkohë një burim pranë Khloe Kardashian konfirmon se ajo u nda me Tristan së fundmi për shkak të spekulimeve në lidhje me besnikërinë e tij.

“Ata kanë punuar për thashethemet në lidhje me tradhtinë javët e fundit, por Khloe i tha Tristan se e ka humbur gjithë besimin ndaj tij dhe lidhja nuk mund të rregullohet më. Khloe tentoi realishrt, por përfundimisht ndjehet shumë e tradhtuar prej tij. Ajo i ka dhënë fund dhe thotë se nuk do të kthehet më mbrapa. Ata kanë bashkëprindëruar dhe e kanë parë njëri-tjetrin disa herë javën e fundit bashkë me True, por nuk janë bashkë”, ka thënë burimi.