Personi i akuzuar për atentatin e dytë ndaj Donald Trump shkroi një letër duke thënë se ai synonte të vriste ish-presidentin.

Ai madje kishte një listë të detajuar të datave dhe vendeve që Trump mund të vizitonte, tha Departamenti i Drejtësisë.

Sipas departamentit të drejtësisë, 58-vjeçari Ryan Wesley Ruth duhet të mbahet në paraburgim ndërsa çështja vazhdon.

Provat do të jenë argumentet mbështetëse të prokurorëve se Ruth kishte vendosur të vriste Trump përpara se përpjekja për vrasje të pengohej nga një agjent i Shërbimit Sekret në fushën e golfit në West Palm Beach ku Trump po luante.

Letra ishte vendosur në një kuti postare në shtëpinë e një personi, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, i cili kontaktoi autoritetet pasi i dyshuari u arrestua të dielën e kaluar.

Në letër, duket se Ruth kishte parashikuar se përpjekja do të ishte e pasuksesshme dhe shkruante “ishte një atentat kundër Donald Trump, por unë dështova.

Kam bërë më të mirën. Varet nga ju që ta kryeni punën, dhe unë do të ofroj 150,000 dollarë për këdo që mund ta kryejë punën.”