Tornadoja që ka goditur periferinë e Çikagos, ka lënë pasoja tepër të mëdha.

Sipas raportimeve mësohet se të paktën 100 shtëpi janë shkatërruar plotësisht, ndërsa mijëra pemë dhe shtylla elektrike janë dëmtuar.

Si pasojë e tornados, e cila vërshoi me një shpejtësi deri në 225 km në orë janë plagosur dhjetëra persona, ku tetë prej tyre ndodhen në terapitë intensive.

Mediat kanë publikuar pamje nga dronët, ku shihet qartë dëmet që kanë shkaktuar erërat e forta.