Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji ka vendosur të mbyllë ciklin e detyrës në KQZ pas 17 vitesh.

Eridian Salianji e ka cilësuar të përmbushur misionin e tij në këtë post, ndërsa do të vijojë angazhimin e tij në proceset zgjedhore në Partinë Socialiste apo betejat që kjo forcë politike do bëjë në gjykatë.

Emri që pritet të zërë karrigen e Salianjit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është ish- deputetja Elena Xhina.