Shërbimi Sekret po heton pretendimet se një nga agjentët e tij ka sulmuar seksualisht një anëtar të stafit të Kamala Harris, sipas raporteve të reja.

Një agjent akuzohet se e detyroi një punonjëse të paidentifikuar të Harris në një dhomë hoteli për të kryer marrëdhënie intime.

Incidenti i supozuar tronditës ndodhi pasi agjenti dhe disa punonjës kishin pirë në një restorant në Green Bay, Ëisconsin, javën e kaluar.

Një burim i Shërbimit Sekret tha për Real Clear Politics se agjenti i akuzuar ishte aq i dehur saqë u dëbua nga dhoma e hotelit nga kolegët dhe u rrëzua në korridor.

“Zyra e Përgjegjësisë Profesionale e Shërbimit Sekret të SHBA-së po heton një akuzë për sjellje të pahijshme që përfshin një punonjës”, tha një zëdhënës i Shërbimit Sekret për gazetën.