Policia e Korçës ka arrestuar një 61-vjeçar pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht kunatën e tij.

Mësohet se personi që është vën në pranga është shtetasi R.M., 61-vjeç dhe akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkohë është arrestuar edhe një 63-vjeçar banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi nuk ka njoftuar policinë, se në banesën e tij është vetëvarur bashkëshortja e tij  shtetasja F. M., 61 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas ka dhunuar fizikisht kunatën e tij, shtetasen D. M., 51 vjeçe, banuese në Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.
———–
Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi ky shtetas nuk ka njoftuar organet e Policisë se në datën 17.06.2021, në banesë, ishte vetëvarur bashkëshortja e tij shtetasja F. M., 61 vjeçe, duke konsumuar elementë të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.