Gjykata e Apelit me anë të një sqarimi të shkurtër, ka deklaruar se vendimi për të lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD-së, Ervin Salianji është marrë në unanimitet.
“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, thuhet në sqarim.
Trupa gjyqësore që mori vendimin ishte e përbërë nga Genti Shala, Elona Tora dhe Iliba Bezati.