Presidenti i PL-së, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ndau lajmin e ndarjes nga jeta të Arben Xhafës, vëllait tonë besnik prej 32 vitesh, shprehet Meta.
Postimi i Metës:
Me trishtim të thellë mora lajmin pikëllues të ndarjes së parakohshme nga jeta të vëllait tonë besnik prej 32 vitesh, Arben Xhafa.
Beni ishte një mik i jashtëzakonshëm, sidomos në ditë të vështira, kujtimi i të cilit do të mbetet gjithmonë i paharruar!
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij të shumtë!
Të prehet në paqen e merituar!
Nesër në Fushë-Krujë do t’i japim lamtumirën e fundit!