Prokuroria e Tiranës i ka dërguar zyrtarisht shkresë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon ndërprerjen e mandatit të deputetit të PD Ervin Salinaji.
Tashmë pritet që Kuvendi të vihet në lëvizje për të nisur procedurat mbi ndërprerjen e mandatit të deputetit.
Kjo vjen një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta dënuar atë me një vit burg për kallëzim të rremë.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Grupi Parlamentar i PD i kërkoi Kuvendit mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e rastit të Salianjit.
Dokumenti i Prokurorisë: