Një 34-vjeçar shqiptar i kërkuar nga autoritetet tona, është ekstraduar nga Suedia ku ishte arrestuar. 

Në pranga ka rënë 34-vjeçari me dy identitete, K.K. alias K.M. lindur në Fier. 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. 

34-vjeçari akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka transportuar ilegalisht me skaf drejt Italisë dhe shteteve  të tjera, kundrejt fitimeve, emigrantë sirianë, egjiptianë dhe iranianë.