Autoritetet në një zonë të gjerë në juglindje të Shteteve të Bashkuara kanë dalë për të pastruar rrugët pas uraganmit të fuqishëm “Helene”, i cili goditi vendin gjatë së premtes.

Siç raportohet numri i të vdekurve ka vazhduar të rritet. Të paktën 43 persona kanë humbur jetën deri më tani.

“Helene”, e reduktuar të premten vonë në një ciklon post-tropikal, vazhdoi të formonte shira të dendur nëpër disa shtete, duke shkaktuar përmbytje kërcënuese për jetën.

Të paktën 3.5 milionë persona mbetën pa energji në pesë shtete, me autoritetet që paralajmëruan se mund të kalojnë disa ditë para se shërbimet të rikthehen plotësisht.