Kandidatja demokrata Kamala Harris ka reaguar pas vrasjes së Hassan Nasrallah.
Kamala u shpreh se Nasrallah ishte një terrorist që kishte gjak amerikan në duart e tij. Gjithashtu Harris u shpreh se sot, viktimat e Hezbollahut kanë një masë drejtësie.
“Hassan Nasrallah ishte një terrorist që kishte gjak amerikan në duart e tij. Sot, viktimat e Hezbollahut kanë një masë drejtësie,” tha Harris.
Ndërkohë edhe presidenti i SHBA Joe Biden bëri të njëjtën deklaratë më herët.
“Unë gjithmonë do të mbështes të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje,” shtoi ai.