Adriatik Llalla, ish-Kryeprokurori i Shqipërisë, është rishfaqur në rrjetet sociale me një fotografi që e ka publikuar Adriatik Alimadhi.
Llalla dhe Alimadhi shfaqen duke bërë një shqiponjë me duar, ndërsa foto shoqërohet me komentin “një takim pas disa vitesh me ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë mikun e familjes tonë Adriatik Llalla”.
Foto është publikuar mëngjesin e së dielës nga Adriatik Alimadhi, ndërsa nuk dihet se kur mund të jetë realizuar foto dhe vendi.
Ish-Kryeprokurori u dënua nga SPAK me dy vjet heqje lirie me akuzën e fshehjes së pasurisë. Ai u akuzua nga SPAK për të paktën 3 episode, por ish-Kryeprokurori nuk arriti të ndalohej pasi më parë ishte larguar nga vendi.
Ish-Kryeprokurorit iu sekuestrua një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës.