Një aksident është regjistruar mesditën e së dielës në aksin kombëtar Elbasan-Peqin. Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur mbikalimi i Paraburgimit të Bradasheshit

Në aksident është përfshirë automjeti tip Hyundai me drejtuese shtetasen M. K. 47 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e Hyundait ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për pasojë personi që ndodhej në sediljen e parë si pasagjer ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Rrethit Elbasan.