Mëngjesin e kësaj të hëne policia ka ndaluar një nga autorët e shpallur në kërkim për plagosjen e biznesmenit Spiro Iljadhi, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Redjan Haderi, 33 vjeç nga Tepelena, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
NJOFTIMI I POLICISË
Sarandë
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mengjesin e ditës se djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: R. H., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor i shtetasve A. C., 35 vjeç dhe V. C., 33 vjeç (vëllezër) të shpallur në kërkim nga Policia.
Vijon puna intensivisht për kapjen e dy autorëve të tjerë të dyshuar të ngjarjes dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Sarandë, për veprime te mëtejshme hetimore.





