Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari, i cili kërkohej për abuzim seksual me një shtetase të mitur.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një i kërkuar do të hynte në Shqipëri, nëpërmjet PKK Rinas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, kapën në hyrje, në Rinas, shtetasin Elton Sina, 33 vjeç, banues në Çermë, Lushnjë.

Ky shtetas në vitin 2023, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Në muajin gusht 2023, dyshohet se shtetasi Elton Sina ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur, rast i cili është transmetuar në emisionin “Piranjat”, më datë 13 shtator 2024.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia falënderon gazëtarët e emisionit “Piranjat”, për denoncimin e rastit, si dhe fton ata, median dhe qytetarët që të kallëzojnë çdo paligjshmëri që hasin. Reagimi ndaj autorëve të tyre do të jetë i shpejtë dhe me ashpërsinë e ligjit.

NGJARJA

Emisioni “Piranjat” trajtuan çështjen e një vajze vetëm 12 vjeçe, e cila një vit më parë, kohë kur ishte vetëm 11 vjeçe u abuzua seksualisht nga bashkëshorti i kushërirës së saj 35-vjeçar, baba i një fëmije. E mitura tregoi se në muajin gusht të vitit 2023, gjatë pushimeve verore kishte shkuar tek halla e saj në fshatin Golem të qytetit të Kavajës për të qëndruar disa ditë me fëmijët e vegjël të familjes dhe me kushërirat e saj, konkretisht bashkëshorten e 33-vjeçarit Elton Sina.

Kohë më parë 33-vjeçari kishte komunikuar me vajzën në Instagramin e saj, teksa i dregonte të miturës simpatinë që ai kishte për të, të akumuluar prej vitesh, duke i thënë  konkretisht që kur ishte e vogël ai e mbante në prehër dhe shfrynte epshet e tij, e ndërkohë të afërmit mendonin se Eltoni kujdesej shumë për të voglën.

E mitura tregoi për Piranjat se abuzimi ka ndodhur në një moment kur ajo ka qenë vetëm në dhomën e gjumit, teksa kujdesej për të vegjlit e familjes. Në fakt e gjithë situata kishte ardhur gradualisht pasi për tre ditë qëndrimi 33-vjeçari e kishte ngacmuar disa herë, madje dhe në prezencë të familjarëve të tjerë teksa e mitura flinte.