Dy të rinj shqiptar janë arrestuar në Itali pasi janë kapur nga karabinierët në rrugët e qytetit Teverola teksa lëviznin me një makinë tip “Benz” me targa shqiptare.
Mediat italiane shkruajnë se dy të rinjtë shqiptarë janë të moshave 26 dhe 34 vjeç. Të arrestuarit, të cilët nuk ishin rezidentë në Itali, kishin ndërruar targat e mjetit dhe mbi të kishin instaluar dy sirena policie.
Pikërisht, kjo ishte dhe arsyeja se përse të rinjtë janë arrestuar nga karabinierët, shkruajnë mediat fqinje ndërsa makina iu nënshtrua konfiskimit kriminal.





