Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pasi ish-i dërguari i SHBA për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell uroi serbët për Vidovdanin në Betejën e Kosovës, ku luftuan popujt e Ballkanit Kundër Perandorisë Osmane.

Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Twitter”, ka thënë se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.

“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng.”