Risena Xhaja vjen në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
“DurrësLajm” mëson nga burime nga Ministria e Brendshme se propozimi ka ardhur nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në kuadër të ndryshimeve që po bëhen në strukturat e MB-së.
Xhaja së fundmi deri në gusht 2024 mbante postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Financave, teksa në vitin 2022 ka mbajtur edhe pozicionin e drejtoreshës së Kadastrës në Durrës, apo më herët ka qenë zv.drejtoreshë e Përgjithshme e Kadastrës shqiptare.