Një 30-vjeçar ka humbur jetën  në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugë Ballejë-Krastë në zonën e Bulqizës.

“Me datë 29.06.2021, në orët e para të mëngjesit shtetasi D. GJ., 30 vjeç, banues Krastë Martanesh, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubish” në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.