Ka dështuar seanca e sotme gjyqësore në GJKKO për leximin e pretencës nga SPAK ndaj Talo Çelës për grabitjen e 4.6 milion euro në Aeroportin e Rinasit.

Seanca e planifikuar dështoi për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues për arsye shëndetësore.

Talo Çela gjykohet i vetëm në këtë çështje, ndërsa për të akuzuarit e tjerë të grabitjes në Rinas ka përfunduar gjykimi edhe në Apel.

Teksa gjykohet në mungesë, Çela është shpallur në kërkim edhe si një nga të akuzuarit e dosjes “Çopja”, pas dyshimeve për përfshirje të tij në disa ngjarje të rënda kriminale.

Për ngjarjen e grabitjes spektakolare të 4.6 milionë euro në prill të vitit 2019, Gjykata e Posaçme ka dënuar në Tetor 2023 me 122 vite burgim për 7 të pandehurit e grupit kriminal.